Portieri Manuel Neuer pësoi një lëndim të tmerrshëm në muajin dhjetor.Portieri theu këmbën në një aksident me ski në fillim të dhjetorit dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni.

Këtë të mërkurë, gazeta Bild raporton se lëndimi mund të jetë pak më i rëndë nga sa dukej fillimisht, përcjell TV Malisheva.

Në raportin mjekësor të siguruar rreth një muaj më parë, Bayern foli për një frakturë në tibia, por gazeta thotë se dëmtimi është më i rëndë dhe do të marrë më shumë kohë për t’u shëruar, madje mund të rrezikojë karrierën e tij.

Bild raporton se Neuer, 36 vjeç, pësoi një thyerje të ekspozuar të tibisë dhe fibulës, kështu që Bayern nuk është në kërkim të një portieri afatshkurtër, por një zëvendësues të përshtatshëm për vitet e ardhshme.

Share.