Isuf Koka është biznesmeni shqiptar i cili mbrojti me armë zjarri statujën e heroit kombëtar Skënderbeut në Shkup. Ai shtiu tre herë në ajër për të larguar maqedonasit nga prona e tij, të cilët ishin afruar për ta dëmtuar.

Policia u vonua të reagonte dhe ai i ndje i detyruar të shtinte me armë duke mbledhur rreth vetes edhe shqiptarë të tjerë për të trembur huliganët.

Këta të fundit hodhën sende të forta drejt hotelit të tij. Protestuesit u larguan, por pasojat për Kokën ishin të mëdha.

Hristijan Mickoski, lideri i opozitës maqedonase ka deklaruar se biznesmeni shqiptar donte ta vristw pavarësisht se ky i fundit nuk ishte afër tij apo ngjarjes fizikisht.

Zudi Koka, vëllai i biznesmenit shqiptar është shkarkuar nga kryetarja e qytetit të Shkupit. Ai mbante postin e kryetarit të Drejtorisë për Higjienën Komunale, i emëruar nga partia shqiptare në pushtet Aleanca për Shqiptarët./TV Malisheva

Share.