Greva në arsim ndërpritet përkohësisht, ka njoftuar kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov, i cili tha se nga nesër mësimdhënësit dhe nxënësit kthehen në shkolla.

SASHK-u ka marrë një vendim të këtillë pas njoftimit nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për zgjidhje paqësore te problemit.

“Bëhet fjalë për respektim të ligjit, në rast se nuk arrijmë marrëveshje, ne sërish e aktivizojmë grevën. Megjithatë shpresojmë që gjatë kësaj periudhe të arrijmë një zgjidhje të pranueshme, dhe të mos ketë nevojë që të aktivizojmë grevën”, ka thënë Nedelkov.

/TV Malisheva

Share.