Marin Mema ka ardhur më një rrëfim në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.
Mema, i cili është fitues i shumë çmimeve për punën e tij, ka thënë se historia e shqiptarëve është fshehur dhe sipas tij është detyrë e shqiptarëve të promovojnë historinë e tyre.
“Shqiptarët kanë një histori të jashtëzakonshme që edhe vet nuk dimë ta vlerësojmë”, tha ai. Gazetari ka thënë se për promovimin e historisë sonë qeveritë në Shqipëri dhe Kosovë nuk kanë bërë sa duhet.
“Mbështetje tipike nuk kam pasur as nga akademitë e as bie fjala Ministria e Kulturës. Gjithçka kam bërë vet dhe madje jam përpjekur vet të qëndrojë larg institucioneve që lidhen me politike”.
Mema thotë se në bazë të kërkimeve kohëve të fundit në Shqipërinë e Veriut janë zbuluar disa dhjetëra “tuma” e që sipas tij këto kanë logjikën e njëjtë me ndërtimin e piramidave të Egjiptit.
“Gjurmimet duhet të shtrihen edhe në Kosovë pasi në bazë të burimeve tona me qindra varreza të tilla ka edhe aty”. Gazetari hulumtues ka thënë se historinë duhet ta shkruajnë historianët e arkeologët ndërsa sipas tij aty ku përzihen politikanët aty ka deformime.
“Ka shumë historianë që kanë dëshira dhe interesa tjera. Në jo pak raste fqinjët kanë hedhur para për të blerë qëndrimet e historianëve dhe kjo është e pafalshme”. Duke folur për raportet me Greqinë, historiani ka thënë se fshatra dhe krahina të tëra me shqiptarë janë asimiluar atje. /TV Malisheva