Gazetari i njohur shqiptar Marin Mema, ka uruar Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë, shkruan TV Malisheva.
Ai përmes llogarisë në rrjetin social Facebook, ka shpërndar një fotografi me luftëtarë nga zona e Devollit, në fillim të viteve 1900, sipër fotografisë ka përçuar një mesazh për të gjithë shqiptarët ku do që janë.
Ai shkruan për Hafiz Ali Korçën i cili të gjithë jetën e tij ja kushtoi çështjes kombëtare, gjuhës, trashëgimisë, arsimit e kulturës shqipe.
”Të gjithë pushtuesit e sistemet e dënuan, por ai kurrë nuk u tërhoq nga misioni i tij shqiptar. Ishte vetëm 20 vjeçar kur e arrestuan dhe burgosën sepse në çantën e tij mbante “Historinë e Skënderbeut” dhe “Qerbelanë” e Naim Frashërit”.
Postimi i plotë:
Kjo fotografi paraqet nje çetë me luftëtarë nga zona e Devollit, në fillim vitet 1900. Në qendër bije në sy një prej tyre, një klerik i ri mysliman që mban në duart e tij një tabelë ku shkruhet qartazi “Shqipëri a vdekje”.
Hafiz Ali Korça të gjithë jetën ja kushtoi çështjes kombëtare, gjuhës, trashëgimisë, arsimit e kulturës shqipe. Të gjithë pushtuesit e sistemet e dënuan, por ai kurrë nuk u tërhoq nga misioni i tij shqiptar. Ishte vetëm 20 vjeçar kur e arrestuan dhe burgosën sepse në çantën e tij mbante “Historinë e Skënderbeut” dhe “Qerbelanë” e Naim Frashërit.
“Nuk duhet të mbushim, gjuhën tonë ëngjëllore, me gjëmba e me ferra që nuk i qërojmë dot më vonë”
E deshti fort At Gjergj Fishtën dhe me të punoi, ashtu ai Mjedën, Gurakuqin, Aleksandër Xhuvanin e Sali Nivicën, Hile Mosin, Sotir Pecin e Mati Logorecin, Vehbi Dibrën e Hafiz Ibrahim Dalliun. Miqësia dhe bashkëpunimi i tij me Fishtën edhe sot mbetet shembull i dashurisë për shqiptarinë. Hafiz Ali Korça e donte shqiptarinë e trojet shqiptare.
“Qani Kosoven dhe Çamerinë
Për gjëmëzezët zgjatëni zinë!
Nip i Pellazgut, o komb i vjetër!
Nga ti m’i i vjetër nuk ndodhet tjetër,
Dyzet ke patur milione frymë
Te pakoi koha, te çkriu si brymë. “
Burra të tillë janë të rrallë ndaj mesazhi që ata lanë pas nuk duhet harruar kurrë !
Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve Myslimanë. Mesazhe të tilla, forca e pasioni i burrave si Hafiz Ali Korça duhet të na prijnë përpara. Bashkë jemi gjithmonë më të fortë ! Ndaj Ju uroj me këto rradhë që duhet të gdhenden në zemrën e shpirtin e secilit prej nesh ! Është bukur kur jemi me njëri tjetrin, kur BASHKOHEMI !