Marina ruse tha se ka marrë në dorëzim nëndetësen e katërt strategjike bërthamore të kategorisë Borei-A.
Luftanija e quajtur Knyaz Vladimir do të hyjë në shërbim me Flotën veriore pas ceremonisë së përurimit të mbajtur më 28 maj, ku morën pjesë kreu i komisionit të pranimit Alexei Poteshkin, kreu i grupit prodhues Sevmash, Mikhail Budnichenko, kreu i zyrës së dizajnit Sergei Sukhanov dhe komandanti Vladislav Druzhin.
Ky i fundit tha se ekuipazhi kishte arritur të përfeksiononte kontrollin e mjetit gjigand gjatë testimeve detare duke e bërë Knyaz luftanijen e katërt të kategorisë Borei.
Borei-A janë mes nëndetëseve më të mëdha në botë dhe automatizimi i funksioneve bën që ekupazhi i tyre të jetë reativisht i vogël, në 107 vetë personel. Luftanija mund të mbajë 16 raketa balistike RS-56 secila me 10 mbushje bërthamore.
Luftanijet kushtojnë rreth $890 milionë secila, që është rreth gjysma e kostove të mjeteve homologe amerikane, dhe vijnë në kuadër të fushatës së gjerë të Rusisë për modernizimin e flotës dhe armatimeve së saj