Mario Mandzukic nuk do të kthehet në Serie A, ndërsa pritet që të nënshkruajë me gjigantin turk, Fenerbahce.

Ish-sulmuesi i Juventusit është lidhur me një rikthim në Itali në javët e fundit, ndërsa Fiorentina dhe Milani ishin destinacionet e mundshme.

Mirëpo, sipas gazetës Fanatik, kroati ka arritur marrëveshje me Fenerbahcen.

(Foto: Instagram/mariomandzukic)

Në bazë të njoftimit, 34-vjeçari, i cili ishte lidhur edhe me Galatasarayn, ja mbetur t’i zgjidhë vetëm çështjet formale para kompletimit të kalimit në Turk SuperLig.

Kujtojmë që Mandzukic u largua nga Juventusi në afatin e janarit si lojtar i lirë, pas katër vite e gjysmë të kaluara në Torino. /TV Malisheva

Share.