Ne duhet t’u sqarojmë qytetarëve në Kosovë dhe Serbi se një marrëveshje e cila ndoshta mund të mos i pëlqejë është në interesin e tyre më të mirë.

Kështu së paku ka deklaruar senatori amerikan Ron Johnson, i cili javën e shkuar, bashkë me senatorin Chris Murphy, vizitoi Prishtinën e Beogradin.

Johnson i tha shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se i takon udhëheqësve në Kosovë dhe Serbi të vendosin nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje.

“Ajo që mund të them është se kjo është vizita ime e katërt në rajon, që jam takuar me të dy presidentët, presidenti Vuçiq në një konferencë të përbashkët për shtyp tha se kjo është hera e nëntë që kemi takuar. Unë kam qenë mjaft i angazhuar në këtë çështje në vitet e kaluara”, ka thënë ai.

Sipas tij, si Prishtina ashtu edhe Beogradi presin “udhëheqje më të madhe amerikane” në negociata.

“Ajo që mund të them është se kjo është vizita ime e katërt në rajon, se jam takuar me të dy presidentët… se viteve të shkuara kam qenë mjaft i anagzhuar rreth kësaj çështjeje” është shprehur senatori.

Mes tjerash thotë se është e nevojshme t’u shpjegohet të gjithë qytetarëve edhe në Kosovë edhe në Serbi.

“… marrëveshja është në interesin e tyre më të mirë dhe se do të ketë shumë dobi, me vështrim të integrimeve të mëtejshme në ekonominë europiane, më shumë liri lëvizjeje, ekonomi më të suksesshme, meqë pasi të arrihet marrëveshja do të jetë më e lehtë të tërhiqen investime të huaja”.

Share.