Në paraditen e së martës, janë arrestuar dy persona në Prishtinë të cilët po dyshohen të kenë marrë ryshfet në këmbim të kryerjes së një pune.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, të arrestuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë kapur në flagrancë duke dhënë-marrë ryshfet në këmbim të kryerjes së një pune. Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./Tv Malisheva

Share.