Fotografja e njohur, Suzana Mushkolaj, ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Ajo është martuar me avokatin Besnik Nikqi në një ceremoni private të organizuar në bjeshkët e Rugovës.

Çifti i kanë dhënë betimin e përjetshëm njëri-tjetrit pranë ofiqarit, teksa i pranishëm në ceremoni ka qenë edhe djali i fotografes, Albani.

Suzana e ndau lajmin e gëzueshëm me miqtë e saj në rrjetin social Facebook, përmes disa fotografive të publikuara nga kurorëzimi.

“Dje (08-11-2021) unë dhe Besnik Nikqi-avokat, dashurinë tonë e kurorëzuam me martesë Bjeshkëve të Nemuna”, shkroi Mushkolaj-Nikqi në Facebook.

Suzana përndryshe ka qenë e njohur edhe si moderatore e programit shumë të shikuar të para tri viteve, “Metarmofoza nga Suzana”.

Ajo njihet ndryshe edhe si nëna e këngëtares shumë të dashur për publikun, Argjentina Ramosaj.

Krahas pasionit të saj me fotografinë, Suzana është edhe inxhiniere e elektros dhe ka qenë edhe drejtoreshë e një fakulteti të modës në Prishtinë. /TV Malisheva

Share.