Masakra e Panaritit, 374 të therur nga andartet greke, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë.

Si u vranë 200 burra dhe 174 gra e fëmijë? – Shpërndajeni këtë dokumentar sa më shumë

Masakra greke e kryer një shekull më parë, më 10 korrik 1914, në Panarit të Korçës, përbën ngjarjen më të dhimbshme, më makabre e më të turpshme, realizuar mizorisht nga andartët grekë, kundrejt një popullsie të pafajshme, të pambrojtur e të mashtruar si ajo e Panaritit.

Bëhet fjalë për 374 vetë të therur (e theksojmë, të therur) me thika, hanxharë e sëpata, jo të vrarë me pushkë në vijën e frontit a pas shpine, dhe kuptohen lehtë përmasat e kësaj tragjedie kanibaleske, rrënqethëse, për të cilën lexuesi, para shifrës, ndal frymën e s’do të dëgjojë më asnjë koment tjetër.

Kur mëson se ata u therën, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë myslimanë, autoktonë në trojet e tyre, që me gjithë dhunën e egër nuk pranuan të quheshin grekë, atëhere është i qartë primitivizmi i një akti të tillë barbar, tejet të ulët, i kryer me paramendim, në fillimet e shekullit modern të XX-të.

Share.