Autori i librit voluminoz “Bardhësitë e Atdheut”, Afrim Mustafa, në emisionin “N’Pult” ka treguar se libri i tij përfshin 73 masakra nga 403 të tilla.

Disa nga këto masakra janë ajo e Izbicës, e Reçakut, e familjes Berisha, e Mehës, e Llashticës e Burimit të Malishevës, dhe shumë të tjera.

“Këtu janë të përfshira mes 403 masakra serbo-barbare të kryera gjatë viteve 1998 1999 nëpër fshatrat dhe lagjet e Kosovës dhe të Maqedonisë, 73 masakra nga 403, që janë prezantuar këtu dhe që ka shumë informacione për to, siç është masakra e Izbicës, masakra e Burimit, masakra e familjes Berisha, masakra e Stagovës, Llashticës, masakra e Mehës, masakra e Reçakut, masakrat në Maqedoni gjatë vitit 2001, masakra e Lubetenit, masakra e familjes Zymberi e të tjera”, ka thënë Mustafa. /TV Malisheva

Share.