Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar një vendim për lirimin nga pagesa e qëndrimit dhe ushqimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (QSP) një pjesë të studentëve.

Nagavci, ka thënë se studentët të cilët lirohen nga pagesa janë fëmijët e dëshmorëve, fëmijët e invalidëve të luftës, fëmijët që u takojnë familjeve me asistencë sociale, dhe studentët me nevoja të veçanta.

Sipas ministres, nga pagesa për banim do të lirohen edhe studentët nga parlamenti studentor i UP-së dhe studentët të cilët janë më shumë se një banues e që vijnë nga një familje në QSP.

“Për studentët tanë, do të vazhdojmë angazhimin e përkrahjen e pakursyer”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.

/TV Malisheva

Share.