Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Podujevë është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka mashtruar viktimën duke ia marrë 3.000 euro para për t’ia rregulluar një vizë pune.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 14.02.2022 – 19:00. Është arrestuar me 15.08.2022 i dyshuari mashkull sh/k, i cili ka mashtruar viktimën mashkull sh/k duke i marrë 3000 € para për t’i rregulluar një vizë pune. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar kështu policia.

 

/TV Malisheva

Share.