Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Fatmir Matoshi, sot mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit “Për një jetë të shëndetshme, pa qese plastike”, projekt ky i financuar nga MMPH dhe implementuar nga Kosovo Center for Business Support – KCBS.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Matoshi ka vlerësuar së ndër armiqtë më të mëdhenj të vendit sa i përket mjedisit janë qeset dhe shishet e plastikës, të cilat kanë një ndikim negativ edhe në shëndetin e qytetarëve.
“Qeset e plastikes i kemi çdo kund, në natyrë, brezit rrugor, për më tepër janë përdorë edhe si mjet për me mbledh mbeturina dhe prapë janë hedhë në rrugë”, tha Matoshi.
Ai tha se rekomandimet që dalin nga kjo konferencë do të merren parasysh deri në marrjen e vendimit përfundimtar sa i përket të ardhmes së përdorimit të qeseve të plastikës në vendin tonë.
Sipas tij, rreth përdorimit të qeseve të plastikës do të merret një vendim që do të jetë i pranueshëm nga palët dhe rrethanat shoqërore në vendin tonë.
Ndryshe, plastika konsiderohet armik i ambientit, për shkak të ndotjes së madhe dhe vdekjeve të shumta që po u shkakton specieve të ndryshme, sidomos atyre në oqeane.
Një qese ose shishe plastike llogaritet se mbetet në ambient deri në 400 vjet derisa të mund të shpërbehe