Jo shumë kohë pas njoftimit në media lidhur me xhirimet e episodeve të reja të serialit “Friends”, Matthew Perry në profilin e tij në Instagram e publikoi një fotografi nga xhirimet.

Mirëpo, aktori i cili në serialin e popullarizuar luan rolin e Chandler Bing, e kishte fshirë menjëherë fotografinë.

Sidoqoftë, mediat kanë arritur ta kopjojnë imazhin para se ta fshinte, ndërsa në të, ai shfaqej përpara pasqyrës gjatë kohës së makijazhit.

“Disa sekonda para se të haja furçën e grimit dhe u takova me miqtë”, kishte shkruar në përshkrim.

Fotografia kishte marrë dhjetëra mijëra pëlqime për pak minuta, para se 51-vjeçari ta fshinte nga profili i tij.

Kujtojmë që xhirimet e episodit të ri të “Friends” kanë filluar para disa ditësh me regji të Ben Winston, ndërsa pjesë e tij do të jenë të gjashtë aktorët kryesorë nga seriali origjinal: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer. /TV Malisheva

Share.