Boksieri shqiptar Petrit Mazrekaj ka njoftuar për anulimin e meçit të boksit ndaj djalit të Arkanit, Veljko Raznatoviq.

Arsyeja e anulimit është për shkaqe sigurie, sepse boksieri serb po insiston zhvillimin e ndeshjes në Serbi.

Postimi i plotë:

Të Dashur Miqë dhe Adhurues të Sportit me keqardhje ju njoftoj se meçi i shum pritur nuk do të realizohet me datë 31Gusht! Për arsyje se bokseri Serb dëshiron me çdo kusht që ky Meç të realizohet në Serbi mirëpo për shkaçe sigurie Meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq bokseri serb ndryshe i njohur si i biri i Arkanit nuk pranon të boksoj dikun tjeter pos vendit të tij! Mirëpo besoj se ky Meç do të realizohet gjithësesi brenda këtij Viti por për daten dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky Meç i shum pritur mbetet të pritet në ditët në vijmi dhe ju Adhurues të boksit do te jeni gjatë gjithë kohës të Informuar rreth kohës dhe datës qe do të vendoset! I juaji Petrit MAZREKAJ!

Share.