Drejtori i organizatës “ Urtakët shqiptarë”, Januz Mazreku, ka thënë se me themelimin e sistemit të drejtësisë, është degraduar Kanuni, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se ata që e kanë përpiluar këtë sistem të drejtësisë, i kanë dhënë kahje të keqe Kanunit.

“Tek ne ka qenë e meta, sipas mendimit tim, se këta që kanë përpiluar drejtësinë, e kanë degraduar dhe i kanë dhënë kahje të keqe Kanunit”, ka thene Mazreku.

Ai ka shtuar se edhe në këtë kohë ku jetojmë, ka vend për zbatim të Kanunit dhe se organizatat dhe institucionet e huaja që veprojnë në Kosovë do duhej të konsultohen me ligjet popullore të Kosovës.

“Edhe tash ka vend për Kanunin, organizatat e huaja është dashur të konsultohen edhe me ligjet popullore që i kemi”, shton Mazreku. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.