Kryesuesja e grupit joformal të grave në Kuvendin e Malishevës, Hidajete Mazreku, ka thënë se femrat në Malishevë janë shumë më të suksesshme se meshkujt, shkruan TV Malisheva.

“Kur na vijnë raportet e Drejtorisë së Arsimit, femrat janë më të shkëlqyeshme me përqindje shumë më të lartë sesa meshkujt, posaqërisht në gjimnaz dhe këtë mundet edhe DKA-ja me ua aprovu”, tha Mazreku.

Ajo ka shtuar se kjo ndodhë edhe në Universitet.

“Ashtu e kemi edhe në studime, ka më pak vajza në studime, por ato janë më të suksesshme se meshkujt”, ka thënë ajo. /TV Malisheva

Share.