Veprimtari dhe ish-i burgosuri politik, Nuhi Mazreku, ka thënë se ka pasur shumë veprimtarë në mërgim që kanë kontribuar për ardheun që kanë kontribuar sin ë organizimet në diasporë, ashtu edhe në luftë, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se disa nga ta me të cilt ka pasur ai kontakt kanë qenë Milaim Zeka, Nasim Haradinaj, Xhabir Zharku dhe shumë të tjerë.

“Kontaktet e para që i kam pasur kur kam shkuar atje i kam pasur me Milaim Zekën, Nasim Haradinaj, Lumin, Xhabir Zharkun, Nysret Kyçykun e plot e plot të tjerë, që kanë qenë figura kyçe, edhe në organizim atje në diasporë, por edhe këtu në luftë”, ka thënë Mazreku.

Ai ka shtuar se angazhimi i tyre ka qenë mjaft i madh dhe se saherë është nisur ndonjë organizim, mërgimtarët gjithmonë kanë dalur në përkrahje.

“Kemi pasur një angazhim mjaft të madh, kështu që unë jam falenderues sidomos për qytetarët në rrethin ku banoj se saherë i kam thirrur, gjithmonë kanë lësbhuar kushtrim dhe kanë përkrahur”, ka thënë ai.

Mazreku qe një kohë të gjatë jeton dhe vepron në diasporë, mirëpo për çështjen kombëtare ishte burgosur nga regjimi i atëhershëm serb. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.