Profesoresha në pension, Bukurije Mazreku, tha se në Malishevë ka shumë mësimdhënës që meritojnë çmime për kontribut në arsim, shkruan TV Malisheva.
Ajo ka thënë se ata meritojnë çmime dhe nderime të ndryshme.
“Ne kemi shumë mësimdhënës që e meritojnë si çmimin “Hamdi Berisha”, ashtu edhe çmimet tjera, fatbardhësisht kemi shumë kolegë, shumë mësimdhënës meritojnë çmime dhe nderime të ndryshme”, tha Mazreku.
Profesoresha Bukurije Mazreku për nder të Ditës së Çlirimit dhe Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, u nderua me çmimin “Hamdi Berisha”, për kontribut në arsim. /TV Malisheva