Veprimtari dhe ish-i burgosuri politik, Nuhi Mazreku, ka thënë se bashkatdhetarët në Amerikë kanë ndikuar shumë me veprat e tyra të mira që ShBA-të të ndihmojnë Kosovën, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se bashkatdhetarët në Amerikë janë një diasporë e flaktë për atdheun që është mudnuar shumë për çështjen kombëtare.

“Unë them gjithmonë që Zoti nalt e Amerika posht, dhe pa bashkatdhetarët tanë në Amerikë që është një diasporë shumë e fortë, e flaktë për atdheun, që ka shkrirë shumë para, nuk do të mundnim ndoshta ta bindnim Amerikën, do të thotë se ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm”, ka thënë Mazreku.

Mazreku qe një kohë të gjatë jeton dhe vepron në diasporë, mirëpo për çështjen kombëtare ishte burgosur nga regjimi i atëhershëm serb. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.