Veprimtari dhe ish-i burgosuri politik, Nuhi Mazreku, ka thënë se Kosova është zhvilluar shumë që nga paslufta, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se kur të tjerët që kanë qenë në Kosovë në kohën e pasluftës, tani kur vijnë këtu nuk e besojnë se ka pasur luftë, pasi që është zhvilluar shpejtë.
“Prej një vendi si ka qenë dhe ku ka ardhur do të thotë e shohin edhe ata thonë se është e pamunshme, njerëzit që kanë qenë gjatë luftës në Kosovë, thnë se nuk mund ta dish se ka pasur luftë në Kosovë, është një shtet që ka ndihmuar dhe ndihmon”, ka thënë Mazreku.
Mazreku qe një kohë të gjatë jeton dhe vepron në diasporë, mirëpo për çështjen kombëtare ishte burgosur nga regjimi i atëhershëm serb. /TV Malisheva
Emisioni i plotë: