Alban Mazreku, shefi i grupit të asambleistëve të PDK -së, në Kuvendin Komunal në Malishevë, përmes rrjetit social, facebook,  ka reaguar lidhur me mos informimin të takimit  të Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim:” është hera e dytë që ne si përfaqësues në Kuvendin Komunal nga radhët e Partisë Demomratike të Kosovës nuk informohemi fare ose njoftimi na vjen vetem 2 orë para se të filloj mbledhja!”
Postimi i plotë:
Reagim publik
Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, Sot Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim i udhëhequr nga nënkryetari i Komunës z.Berisha kanë mbajtur mbledhje e cila nuk ka qenë e jashtëzakonshme!
Mirëpo, është hera e dytë që ne si përfaqësues në Kuvendin Komunal nga radhët e Partisë Demomratike të Kosovës nuk informohemi fare ose njoftimi na vjen vetem 2 orë para se të filloj mbledhja!
Kjo është e papranueshme per ne dhe jo e ndershme nga ana e ekzekutivit komunal, ky fakt tregon se sa jo-kooperativ është qeverisja komunale në raport me këshilltarët komunal.
Me respekt, shefi i grupit të asambleistëve të PDK – së, A.M

Share.