Në ndërtesën e Administratës së Policisë së Kosovës, u mbajt takimi njëditor i komisioneve të përbashkëta të ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Në një komunikatë për medie nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ky takim u udhëhoq nga Kolonel Ragip Bunjaku, drejtor i Departamentit për Kufi, dhe si qëllim kishte analizimin e ecurisë së zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë

Fokus i veçantë i diskutimit dhe analizimit ishin marrëveshjet e fundit të nënshkruara ndërmjet dy qeverive gjatë vitit 2021 dhe fillimi i hartimit të protokolleve teknike që rrjedhin nga këto marrëveshje.

/TV Malisheva

Share.