Kylian Mbappe mbetet një objektiv primar për Florentino Pérezin dhe ylli i PSG raportohet se i ka vendosur një kërkesë bordit të PSG-së për rinovimin e kontratës.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, po vazhdon bisedimet, por lojtari duket të jetë i pakënaqur me mënyrën se si po zhvillohen ato, ndërsa pritet që 21-vjeçari të pranojë një marrëveshje të re.

Gazeta AS kupton që ai do të kërkojë një klauzolë lirimi, nëse kontrata vazhdohet, ku në rast se e kërkon Real Madrid ose në një nga klubet më të mëdha të Evropës, klubi do të pranojë lirimin.

Klauzola që pritet t’i vihet atij është e njëjtë me atë që kishte Neymar te Barcelona, plot 222 milionë euro.

Kontrata aktuale e Mbappé skadon në vitin 2022 dhe plani i Pérez ishte që të bënte lëvizjen e duhur kur do të mbetej një vit në kontratën e tij./ Tv Malisheva

Share.