Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është futbollisti më i shpejtë në botë.
Listën e futbollistëve më të shpejtë të enjten e ka paraqitur gazeta franceze Le Figaro. Sulmuesi francez ka arritur shpejtësi maksimale prej 36 kilometra në orë dhe ka lënë prapa futbollistë të njohur për shpejtësinë e tyre si Pierre-Emerick Aubameyang dhe Leroy Sane.
Inaki Williams është befasisht në mesin e më të shpejtëve, përkatësisht i dyti. Sulmuesi i Athletic Bilbaos ka arritur shpejtësi prej 35.7 kilometra në orë. Ai është i shpejtë gati sa Mbappe.
Për Williamsin, Manchester Unitedi ka synuar të paguajë shumë të lartë verën e kaluar, por ai firmosi kontratë të re me Bilbaon.
Gara për më të shpejtin në botën e futbollit është shumë e ngushtë. Tetë prej tyre kanë arritur shpejtësi maksimale prej 35 kilometra në orë.
Sulmuesi i Arsenalit, Aubameyang është i treti me shpejtësi prej 35.5 kilometra në orë. Karim Bellarabi (Bayer Leverkusen) pason në listë me shpejtësi prej 35.27 kilometra në orë, kurse pas tij është Kyle Walker i Manchester Cityt (35.21 km/h).
Dhjetëshen e parë, sipas Le Figaro, e kompletojnë Leroy Sane, Mohamed Salah, Kingsley Coman, Alvaro Odriozola e Nacho Fernandez./ Tv Malisheva