Kylian Mbappe thuhet se do të zhvillojë bisedime ballë për ballë me presidentin e Paris Saint-Germain Nasser Al-Khelaifi sot për të diskutuar të ardhmen e tij në klub.

24-vjeçari dukej se ishte në prag të kalimit në Real Madrid verën e kaluar përpara se të bënte një kthesë të madhe dhe të nënshkruante një kontratë të re dyvjeçare me PSG-në.

Megjithatë, klubi francez mbeti i shokuar kur Mbappe vendosi që të mos e shfrytëzojë mundësinë për vazhdimin e kontratës, gjë e cila irritoi presidentin Khelaifi i cili dha urdhër që lojtari të largohet nëse nuk e vazhdon kontratën.

Sidoqoftë, “Sky Sports Neës” raporton se Mbappe do të takohet me Al-Khelaifi sot për të diskutuar rreth kësaj situate.

Raporti shton se Mbappes do t’i thuhet përsëri se ai ka kohë deri më 31 korrik për të përcaktuar të ardhmen e tij në PSG deri në vitin 2025 ose përndryshe klubi do të shikojë ta shesë atë te ofertuesi më i lartë këtë verë.

Mendohet se Mbappe synon të shohë pjesën tjetër të kontratës së tij dhe thuhet se është i përgatitur të ulet në stol për të gjithë sezonin 2023-2024 në mënyrë që të qëndrojë.

/TV Malisheva

Share.