Spekulimet që ylli francez, Kylian Mbappe nuk është i kënaqur te Paris Saint-Germain tani i ka konfirmuar edhe gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Mbappe nuk është i kënaqur me PSG-në pasi që situata aktuale mes dy palëve është tejet e tensionuar, raporton TV Malisheva.
Ylli francez dëshiron që të largohet nga “Parc des Princes” me çdo kusht, ku raportohet se ka kërkuar largimin nga klubi qysh në muajin janar, pavarësisht se këtë verë nënshkroi kontratën e re e cila e bëri njërin nga futbollistët më të paguar në botë.
Në anën tjetër, krerët e Paris Saint-Germain janë duke u ndjerë në presion nga Mbappe, por nuk kanë asnjë qëllim që ta shesin 23 vjeçarin gjatë merkatos dimërore.
/TV Malisheva