Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé është emëruar kapiteni i ri i kombëtares franceze, ndërsa Antoine Griezmann është emëruar si zëvendëskapiten.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Didier Deschamps në konferencë për media.

“Kylian Mbappé është kapiteni i ri i Francës. Antoine Griezmann është zëvendëskapiten. Kylian posedon të gjitha aftësitë për të pasur këtë përgjegjësi. Në fushë si dhe brenda skuadrës ai është një element kyç”, ka thënë ai.

Mbappé ka qenë gjithmonë në pozicionin të mirë për të marrë shiritin në krah.

Konkurrenti i tij kryesor ishte Griezmann, dhe pas raportimeve mbrëmë se Mbappé do të merrte shiritin, “Le Parisien” dhe “L’Équipe” raportuan se sulmuesi i Atletico Madridit potencialisht po mendonte të tërhiqej nga kombëtarja.

/TV Malisheva

Share.