Qualcomm prezantoi zyrtarisht Snapdragon 480 5G, procesori më i fundit 5G dhe i pari i serive Snapdragon 4 që do të fuqizojë pajisjet buxhetore Android.

Seritë 4 të çipeve 5G janë prezantuar për herë të parë në IFA 2020 por lançimi i sotëm vjen me detajet e para të procesorit të ri.

Snapdragon 480 vjen me modemin 5G Snapdragon X51 me mbështetje për mmWave dhe nën-6Ghz.

Mbërritja e 5G tek çipet e Serive 4 është një prej lajmeve të mëdha sepse do e bëjë teknologjinë më të aksesueshme për përdoruesit në mbarë botën.

Aktualisht pjesa më e madhe e telefonëve 5G kushton të paktën 500 dollarë. Procesori i ri do të zbresë koston nga 125 deri në 250 dollarë. Si rezultat viti 2021mund të jetë i pari kur telefonëve buxhetor 5G do të vinë.

Jo vetëm që vjen me teknologjinë 5G, por gjithashtu ka rritje të performancës.  Specifikisht Qualcomm thotë se Snapdragon 480 ofron dyfishin e performancës në procese të inteligjencës artificiale.

Së fundi ka teknologjinë e karikimit të shpejtë Quick Charge 4 Plus, arkitekturën 8-nanometër, mbështetje për panelet 120fps FHD+ dhe kamera deri në 64-megapiksel. Telefonët e parë me Snapdragon 480 do të vinë në tre muajt e parë të 2021 nga marka si Vivo, Oppo, Xiaomi, Motorola dhe Nokia./TV Malisheva

Share.