Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 1 mijë e 325.

Komuna me më së shumti raste vazhdon të jetë Prishtina, me 238 sosh, e pasuar nga ajo e Prizrenit me 115 raste aktive me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 191 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.568 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,140 qytetarë.

Deri më sot 824.515 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105.002 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,719 persona./TV Malisheva

Share.