Të paktën 1 mijë e 504 persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri dhe mijëra të tjerë janë lënduar, pas tërmetit të sotëm me magnitudë 7.8 ballë që ka goditur Turqinë jugore.
Në Siri, të paktën 592 njerëz kanë vdekur, përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, e cila gjithashtu ka raportuar për 1,089 të lënduar.
Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, zyrtarisht i njohur si Mbrojtja Civile e Sirisë, ka raportuar gjithashtu për të paktën 221 vdekje dhe 419 të lënduar në zonat e kontrolluara nga opozita në veri-perëndim të Sirisëm, shkruan CNN, përcjell TV Malisheva.
Në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5 mijëe 385 persona janë lënduar, ka thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës.
/TV Malisheva