Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Turqinë dhe Sirinë të hënën ka arritur në 16 mijë e 35, sipas autoriteteve.

Në Siri, numri i përgjithshëm i viktimave është të paktën 3 mijë e 162, duke përfshirë 1 mijë e 900 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha”.

Rreth 1 mijë e 262 vdekje janë regjistruar në pjesët e kontrolluara nga qeveria të vendit, sipas mediave shtetërore siriane.

Në Turqi, numri është rritur në të paktën 12 mijë e 873, ka informuar të enjten Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

Agjencitë e ndihmës kanë paralajmëruar se numri ka të ngjarë të rritet ndjeshëm, veçanërisht në Siri, shkruan CNN.

Dhjetëra mijëra njerëz janë raportuar të plagosur në të gjithë rajonin, sipas zyrtarëve.

/TV Malisheva

Share.