Bazuar në regjistrat e gjendjes civile, Komuna e Gjakovës këtë vit ka regjistruar 1955 lindje të reja që nga 1 janari i 2019 deri më 23 Dhjetor 2019.
Emrat e gjinisë femrërore që u veçuan këtë vit ishin: Oneda, Perla, Tuana, Erla, Reina, Luna e Rena.
Ndërkaq, nga gjinia mashkullore më shumë këtë vit ishin: Diar, Keid-Yll, Ezan, Riad, Tian, Roel, Troi.
E vit i mbarë duket të ketë qenë edhe për çiftet e reja, të cilët dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë.
Nga 1 Janari deri më 23 Dhjetor janë kurorëzuar 411 çifte.