Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, ka mbajtur konferencë për medie lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore si dhe transparencën e subjekteve politike për shpenzimet në fushatë, raporton Ekonomia Online.

Florent Spahija, nga Demokracia në Veprim (DnV), tha shqetësues mbetet mosparalajmërimi i aktiviteteve nga partitë në KQZ edhe pse kjo parashihet me ligj.

“…është dita e nëntë e fushatës. Në terren janë 72 vëzhgues këto ditë dite kemi monitoruar 229 aktivitete politike në mbare vendin, tubime. Shqetësuese për ne mbetet mosparalajmërimi i aktiviteteve në KQZ edhe pse kjo parashihet me ligj qe ta lajmërojnë 24 orë përpara, por që partitë vazhdojnë ta thyejnë. Subjekt qe nuk e kanë lajmëruar janë PDK-ja me 17; VV-ja me 6; AAK-PSD me 6; Lista Serbe 7; Nisma-AKR-PD me 2 raste”.

Sipas tij, shqetësues mbetet pjesëmarrja e vogël e grave me vetëm 22 për qind, madje në disa komuna, disa nga partitë nuk kanë pasur fare gra.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në fushatë është 229 aktivitet 79 mije persona. Shqetësuese mbetet pjesëmarrja e gruas vazhdon të mbetet në kuota të njëtja me 22 për qind. kanë qene 839 folës prej tyre vetëm 196 prej tyre gra që kanë arritur të prezantojnë ate qe mendojnë. E rëndësishme është shqetësuese qe në disa komuna shume nga subjektet nuk kanë pasur asnjë grua”.

“Nga monitorimi i DnV-së, VV-ja është subjekti qe më së shumti i ka dhënë hapësirë grave. Një shqetësim tjetër, gjatë fushatës zgjedhore , është edhe pjesëmarrja e fëmijëve që është ne rritje 1085 fëmijë gjithsej kanë marrë pjesë. “Na gjashte raste ka qenë e organizuar dhe shumica nën moshën15 vjeçare siç e ndalon rregullorja e KQZ-së, për këtë kemi dërguar edhe ankesa në PZAP lidhur me pjesëmarrjen dhe përdorimi e fëmijëve në fushatë”.

Ai tha, se qasja e personave me aftesi të kufizuar nga këto tubime janë pare mbi 70, por që s’ka qenë asnjë folës.

Një gjë tjetër që është vërejtur është edhe përdorimi i resurseve publike 8 raste me 25 vetura zyrtare me vetura zyrtare si dhe përdorimi i shërbyesve civil.

“Për këtë prin PDK-ja me 5 raste me 22 vetura, AAK-PSD me dy raste dy vetura. DnV-ja po merret edhe me mesazhet që partitë ia dërgojnë masës janë fol për ekonomi arsim e ekonomi e fare pak për energjinë e administratën. Atmosfera ka qenë e mirë përveç rastit të ish deputetit të LDK-së për cenim të përcaktimit të votuesve, me këtë rast po merret prokuroria”, tha ai.

Shpend Emini, nga DnV, dha disa të dhënat sa i përket shpenzimeve të partive politike gjatë tri ditëve të fundit.

“Nga data 1 deri më tre tetor partitë kanë shpenzuar mbi 500 mijë euro, ndërsa shuma totale nga 25 shtator deri më tre tetor është mbi 2 milionë të aktiviteteve të fushatës zgjedhore. Në tre ditët e fundit, prin PDK me 165 mijë euro, VV me 118 mijë, AAK-PSD me 99 mijë euro”, tha ai.

Share.