Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 213 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 35 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 1mijë e 244.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva