Rastet me COVID-19 në Kosovë kanë shënuar një rritje enorme. Si pasojë janë rritur edhe rastet e vdekjeve.

Të dhënat e fundit folën për 16 qytetarë që humbën jetën, ndërsa u shënuan mbi 2 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa rastet aktive kanë arritur mbi 25 mijë.

“Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400.

Në total numri i rasteve aktive është 25.407”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.

Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./TV Malisheva

Share.