Sipas të dhënave të “Worldometers”, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë ka kapur shifrën 3,401,394.
Ndërkohë numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 239,615, ndërsa numri i të shëruarve është 1,083,816.
SHBA është shteti më i goditur me numrin më të lartë të të vdekurve (65,776 ) dhe të infektuarve (1,131,492). Italia është e dyta sipas numrit të të vdekurve me gjithsej 28,236 viktima, ndërsa Spanja ka numrin e dytë të rasteve të konfirmuar, gjithsej 242,988.
COVID-19 për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Përkundër rritjes së numrit të rasteve, shumica e të infektuarve vuajnë nga simptoma të buta dhe shërohen nga koronavirusi./ Tv Malisheva