Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 631 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), për dy ditë ka raportuar se asnjë person nuk ka vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Ndërsa nga të dhënat e përgjithshme në vend që nga 13 marsi i 2020-tës kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-19, janë 107 mijë e 244 qytetarë që janë infektuar nga ky virus.

Nga raportet e IKShPK-së, në Kosovë që nga marsi i vitit që lamë pas e deri më tani janë 2 mijë e 239 qytetarë që kanë vdekur si shkak i infektimit me COVID-19.

Kurse të dielën u raportua për 31 raste pozitive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.012 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 31 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631”

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Gjilan 5 raste, Mitrovicë 3 raste, Podujevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Prizren 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik dhe Obiliq./TV Malisheva

Share.