Rastet me COVID-19 janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë. Vetëm të dhënat e fundit folën për 3,628 raste të reja.

Deri më tani kemi 201,955 raste të konfirmuara me këtë sëmundje, ku fatkeqësisht prej tyre 3,012 kanë humbur jetën ndërsa 164,991 janë shëruar. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 33.952.

Duke i ndarë në komuna, Prishtinë ka numrin më të madh të rasteve aktive me 9,643 të tilla, pastaj vjen Peja me 2,825, Gjilani me 2,316, Prizreni me 2,310 dhe Mitrovica mbyll “TOP 5” komunat me më së shumti raste aktive me 2,142 të tilla.

Gjakova ka 1,745 raste aktive, Fushë Kosova 1,654, Ferizaj 1,455, Vushtrria 1,175, Lipjani 1,094, Klina 879, Podujeva 762, Vitia 699, Obiliqi 676, Deçani 659, Kamenica 533, Drenasi 521, Skenderaj 500 e kështu me radhë.

Komunat si Graçanica (55), Hani i Elzeit (55), Dragashi (94) dhe Juniku (98) janë katër komunat me më së paku raste aktive me COVID-19.

Sa i përket vaksinimit, në nivel vendi, janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës. 804.801 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, si dhe janë dhënë 75.445 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./TV Malisheva

Share.