Aktualisht në Kosovë janë 34 mijë e 208 raste aktive me koronavirus.

Më së shumti raste aktive janë në Komunën e Prishtinës. sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në kryeqytet janë 9 mijë e 655 raste aktive me COVID-19.

Pas kësaj është Peja me 2 mijë e 925 raste, Gjilani me 2 mijë e 323, Prizreni me 2 mijë e 184, Mitrovica me 1 mijë e 978, Fushë Kosova me 1 mijë e 693, Gjakova me 1 mijë e 684, Ferizaj me 1 mijë e 605, Vushtrria me 1 mijë e 142, Lipjani me 124, Podujeva me 883 raste dhe komunat tjera me qindra raste aktive me koronavirus.

Ndërkohë që në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID-19 të vendosura nga qeveria më 22 janar.

Masa këto të cilat erdhën pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me koronavirus.

Vetëm në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për tri vdekje dhe 1 mijë e 593 raste të reja me COVID-19./TV Malisheva

Share.