Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon statistikat e Hotelerisë në Kosovë për dhjetor 2022, ku sipas, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj, ishte 42 042, prej tyre 37.59% ishin vendorë dhe 62.41% ishin të huaj.

Sipas ASK-së, në dhjetor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

“Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 81 202, prej tyre 45.44% nga vendorët dhe 54.56% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve e ka rajoni i Prishtinës me 16 235 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 29 959 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë. Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania etj.

/TV Malisheva

Share.