Numri i vaksinave të administruara në mbarë botën kundër COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4,91 miliardë.
Sipas të dhënave nga faqja e internetit “Ourworlindata.org”, Kina renditet e para me mbi 1,92miliardë doza të injektuara, e ndjekur nga India me 576 117 000, SHBA-ja me 360 630 000 dhe Brazili me 173 650 000 doza.
Më pas renditet Japonia me 115 740 000, Gjermania me 99 040 000, BM me 88 850 000, Turqia me 88 160 000, Indonezia me 87 260 000, Franca me 82 920 000, Meksika me 79 930 000, Rusia me 75 680 000, Italia me 75 040 000, Spanja me 63 090 000, si edhe Kanadaja me 52 200 000 doza.
Sipas faqes së internetit “Worldometers”, numri i rasteve në gjithë botën ka shkuar në mbi 211 647 000, ndërsa numri i të vdekurve në mbi 4 429 000./TV Malisheva