Gjatë këtij viti numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19 ka filluar të rritet.
Me rritjen e numrit të personave të infektuar me virus, është rritur edhe numri i rasteve aktive me koronavirus.
23 mijë e 823 raste me COVID-19 janë aktive në Kosovë.
Komuna e Prishtinës prinë për numrin më të madh të rasteve aktive me virus.
Kjo komunë ka 5 mijë e 549 raste aktive.
Pas Prishtinës, më së shumti raste aktive ka Komuna e Pejës me 1 mijë e 968 raste, ajo e Gjilanit me 1 mijë e 578 raste, Prizrenit me 1 mijë e 394 raste dhe Ferizajt me 1 mijë e 368 raste aktive.
/TV Malisheva