Kreu i rajonit të Karkivit në Ukrainën lindore, Oleg Synegubov tha se të paktën 503 civilë ukrainas kanë vdekur në këtë qytet që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Sipas tij, në mesin e viktimave janë 24 fëmijë. “Kjo është një popullatë civile e pafajshme”, u shpreh ai.
Karkivi ndodhet 40 km larg kufirit rus dhe kishte një popullsi prej 1.5 milion banorësh para fillimit të luftës, shkruan BBC.
Ndryshe nga disa qytete të tjera të Ukrainës, ku ka pasur ndërprerje të bombardimeve nga rusët, në Karkiv lufta nuk ka ndalur që prej 24 shkurtit.
Ukraina po përballet me mungesë të ushqimit, për shkak të anijeve luftarake ruse që bllokojnë portet e vendit dhe tregtinë në Detin e Zi.
/TV Malisheva