Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 5 mijë e 732.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 881 raste aktive, e pasuar nga Prizreni me 478 raste.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.031 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.840 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,613 persona./TV Malisheva

Share.