Dieta dhe ushqimi luajnë një rol të madh në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së dikujt. Kjo është arsyeja pse ekspertët gjithmonë theksojnë nevojën për të ngrënë shëndetshëm, pasi mangësitë ushqyese mund të çojnë në sëmundje të ndryshme, përfshirë dëmtimin e nervave, të cilat mund të jenë rezultat i mungesës së vitaminave B.
Një sondazh i kohëve të fundit zbulon se njerëzit vazhdojnë të injorojnë shenjat e hershme të “shëndetit të dobët nervor”.
Anketa e kryer mes 1 mijë e 800 të anketuarve në 12 qytete indiane, tregoi se mbi 60 përqind e të anketuarve injoruan shenjat e hershme të shëndetit të dobët nervor.
Sipas sondazhit të kryer nga “Heal Health” dhe “Hansa Research”, përderisa mbi 90 përqind e të anketuarve besojnë se nervat e shëndetshëm janë të rëndësishëm, vetëm 38 përqind e dinë që nervat janë të ndryshëm nga enët e gjakut.
Sondazhi gjithashtu zbuloi njohuri të kufizuara mes masave për shëndetin nervor. Derisa njerëzit kishin përjetuar simptoma të lidhura me dëmtimin e nervave, vetëm 50 përqind e lidhnin atë me shëndetin nervor. /TV Malisheva