Mbi 100 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOVID-19
Që prej fillimit të procesit të vaksinimit antiCOVID-19 në Kosovë janë dhënë 1.8823.780 doza të kësaj vaksine. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) deri tani 821 mijë e 117 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19, ndërsa 100 mijë e 625 të tjerë kanë marrë edhe dozën e tretë përforcuese.
Aktualisht në vend janë 504 raste aktive me COVID-19, e që prinë Komuna e Prishtinës. Prishtina aktualisht ka 121 raste aktive me koronavirus, Ferizaj me 45, Prizreni me 42, Gjilani me 33 dhe dhjetëra raste në komuna tjera.
E në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 9 raste të reja me COVID-19./TV Malisheva