Krahas numrit të lartë të infektimeve me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.

Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 771 raste aktive me COVID-19.

4 mijë e 144 prej tyre janë vetëm në Komunën e Prishtinës, ndërsa 833 janë në Mitrovicë.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një vdekje dhe 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19./TV Malisheva

Share.